Miratohet lista e përfituesve te 177 banesave sociale


Miratohet lista e përfituesve te 177 banesave sociale

19:52 06/07/2016

177 familje në nevojë do të sistemohen në banesat sociale. Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi të shpërndajë në harkun e 11 muajve pjesën e dytë të këtyre banesave. Edhe pse me debate mes tyre, Këshilli ka miratuar edhe listën emërore të 48 familjeve që përfitojnë bonus strehimi.

Erion Veliaj: Një gjë ju garantoj, vrasës të 21 janarit në këto lista nuk ka. Vrasësit e 21 janarit nuk shpërblehen, pra i jemi larguar asaj kohës që me banesa sociale shpërbleheshin deputetë, shpërbleheshin komisionerë, shpërbleheshin gardistët që vranë me plumba në mish.

Debatet kanë qenë prezent thuajse për 12 vendimet që Këshilli mori për shqyrtim. Por opozita ka kundërshtuar me forcë vendimin për buxhetin afat mesëm, i cili parashikonte rishikimet e buxheteve të 5 projekteve madhore mes të cilëve ai i Sheshit Skënderbej dhe pista e biçikletave në Parkun e Liqenit.

Megjithatë edhe ky vendim ashtu si edhe vendosja e tarifës prej 200 lekësh për turistët që vizitojnë Kullën e Sahatit dhe Muzeun u votuan vetëm me votat e maxhorancës. Ndërkaq Këshilli votoi pro ngritjes së task forcës që do të ngrejë asambletë për të vënë në zbatim ligjin për administratorët. /TV KLAN

 






Të ngjashme