Këshilli Bashkiak Tiranë mbledhje mbi problematikat në kryeqytet (06 Nëntor 1998)


Këshilli Bashkiak Tiranë mbledhje mbi problematikat në kryeqytet (06 Nëntor 1998)

12:15 06/11/1998

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Tiranës u mblodh për të diskutuar në ambientet e Teatrit të Kukullave ku u diskutua për problemet që shqetësojnë kryeqytetin dhe banorët e tij. Tematika kryesore ishte për kanalizimet dhe shtrimin e rrugëve në Tiranë. Ata vendosën që masat për përmirësimin e tyre të vazhdojnë më tej. Drejtoria e Sherbimeve dhe Punëve Publike i bënë një analizë punës mbi furnizimin me energji elektrike, ndriçimin e përgjysmuar rrugor dhe masat emergjente që duhen marrë në prag dimri për sigurimin e energjisë elektrike. Gjithashtu u diskutua dhe për privatizimin e disa ambienteve në repartin e minierave si dhe për paisjen me autorizim pëe banorët e disa pallateve në bllokun “Vasil Shanto”.

Pamje Teatri i Kukullave, Këshilli Bashkiak./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme