Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, mbledhje për zgjedhjen e drejtuesit (16 Prill 1999)
Televizioni Shqiptar në pritje të kokës që do ta drejtojë që sot e tutje. Pas fortunave që institucioni i vetëm shtetëror i medias audio vizive ka kaluar kohët e fundit, sot rreth orës 13:00 është mbledhur Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar për të zgjedhur drejtorin e Televizionit, Radios si dhe Nëndrejtorin e përgjithshëm.
Sipas zërave kandidaturat e propozuara janë punonjës të brendshëm. e megjithëse është pika më e nxehtë e rendit të ditës të kësaj mbledhjeje, anëtarët votuan për t’a shqyrtuar si pikë të fundit dhe pra praninë e gazetarëve.
Në mbledhje po diskutohet bilanci ekonomik i 98-ës, u shqyrtuan propozimet për auditimine Radio Televizionit Publik si dhe projektet për grupet e punës për hartimin e statutit të Radio Televizionit Publik./tvklan.al
Gazetare: Eni Vasili