Këshilli i Biznesit të Kukësit kremton festat e fundvitit
Këshilli i Biznesit të Kukësit e ka kthyer në një traditë festimin e festave të fundvitit.
Në një ambient të ngrohtë si Restorant Piaca, për të pestin vit radhazi u mblodhën sëbashku përfaqësues të biznesit, politikanë të majtë e të djathtë.
Në këtë darkë u prezantuan sukseset e vitit që po lemë pas dhe objektivat e sipërmarrësve për vitin që vjen. Mbrëmja ishte organizuar deri në detaj, me këngë e valle krahinore
Mbrëmja u shoqërua edhe me ndarjen e çmimeve për biznese dhe personalitete.
Tv Klan