Këshilli i Europës dhe ligji i dënimit me vdekje ( 15 Tetor 1999)


Këshilli i Europës dhe ligji i dënimit me vdekje ( 15 Tetor 1999)

15:41 15/10/1999

Këshilli i Europës ka dhënë sot ultimatumin e fundit ndaj Shqipërisë për përjashtimin nga ky organizëm nëse brenda muajit Dhjetor nuk hiqet nga Legjislacioni Shqiptar, dënimi me vdekje. Të njëjtin fat ka pësuar edhe Ukraina. Këtë ja kanë komunikuar Nënkryetarit të Parlamentit Namik Dokle përfaqësuesit e Këshillit të Europës.

Namik Dokle: Dihet që Ukraina ka qënë një shtet problematik lidhur me mosheqjen e dënimit me vdekje. Unë shpresoj dhe u bëj thirrje të gjitha partive politike të Shqipërisë dhe politikanëve që drejtojnë këtë vend, që të marrin masa urgjente për të realizuar hapin e kërkuar nga Këshilli i Europës që dhe Shqipëria në vitin 2000 te rreshtohet me vendet që kanë hequr dënimin me vdekje sepse ky do të thotë që të jetë një hap drejt Europës, drejt asaj familje për të cilën ne kemi synuar dhe synojmë të shkojmë.

Ndërkohë numri 1 i Këshillit të Europës në Tiranë Akant pas këtij takimi tha:

Rejen Akant: Shfrytëzuam ardhjen e parlamentarëve të Këshillit të Europës për tu bërë të qartë zyrtarëve shqiptarë se duhet të plotësojnë menjëherë kushtin e vënë që në vitin 1997 për abrogimin e dënimit me vdekje dhe zëvëndësimin e tij me burgimin e përjetshëm. Duhet ratifikuar nga pala shqiptare protokolli numër 6 i KE-së për liritë dhe të drejtat e njeriut pasi ashtu si Ukraina, Shqipëria do të pësojë përjashtimin nga Këshilli i Europës. Arritja e një konsensusi politik në Shqipëri për këtë çeshtje do të ishte zgjidhja më pozitive për Këshillin e Europës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme