Këshilli i Europës në Tiranë, Akant – (23 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Europa nuk i beson më Millosheviçit. Një ditë pas bisedimeve të ish-kryeministrit Rus Çernomërdi në Beograd, numëri një i Këshillit të Europës në Tiranë Reien Akant, ka shprehur pesimizëm ndaj zgjidhjes politike të konfliktit. Europa tha Akant nuk do të përsërisë gabimet e Bosnjes ndaj do të vazhdoj ti përgjigjet Millosheviçit me gjuhën e forcës deri në rikthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre.
E vetmja garanci për paqen në Kosovë është prania ushtarake e Natos dhe më pas krijimi i institucioneve demokratike. Në bashkëpunim me prokurorët e Gjykatës së Hagës, misionerët e Këshillit të Europës do të mbledhin dëshmi dhe faktë nga refugjatët kosovarë për të verifikuar akuzat për krime kundër njerëzimit të Millosheviçit dhe njerëzve të tij.
Sipas Akant të hënën në Strasburg do të mblidhet Asambleja e Këshillit të Europës për të diskutuar mbi situatën në Kosovë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i republikës rexhep Mejdani./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame