Këshilli i Europës për refugjatët (17 Nëntor 1999)
Këshilli i Europës kujdeset për emigrantët shqiptarë. Rreth 17 % e popullatës shqiptare ka emigruar jashtë shtetit, një pjesë me dokumenta dhe një pjesë tjetër pa to. Për të diskutuar rreth tyre dhe procesit të integrimit të refugjatëve shqiptarë në vendet pritëse si dhe për trajtimin institucional të problematikës migratore, sot janë mbledhur në një tryezë përfaqësues të Këshillit të Europës dhe Ministrisë së Punës dhe Çeshtjeve Sociale.
Përfaqësues të Ministrive përkatëse nga Italia e Greqia, vende ku ndodhen dhe pjesa më e madhe e refugjatëve shqiptarë, theksuan se për lehtësimin e problemeve të emigrantëve nuk duhet vetëm mirëkuptimi i vendeve pritëse, por dhe gjetja e mekanizmave ligjore dhe politike për konkretizimin e tij.
Ndërkohë që Greqia po mungohet të ecë drejt legalizimit të shqiptarëve, Italia po rrit kuotën e pranimeve të punëtorëve sezonalë. Kjo tavolinë e rrumbullakët është fillimi i bashkëpunimit mes Këshillit të Europës për problemin e emigrantëve. /tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj