Këshilli i Ministrave, sfida kryesore për heqjen e vizave


Këshilli i Ministrave, sfida kryesore për heqjen e vizave

09:19 24/07/2018

Kosovë- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pranuar se sfida kryesore për liberalizimin e vizave me BE-në mbetet Këshilli i Ministrave, në të cilin disa ministra janë më konservatorë për këtë çështje. Ambasada e Gjermanisë ka konfirmuar për “Zërin” se ka disa dilema për heqjen e vizave

Qeveria e Kosovës po e pranon se pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian (BE) për liberalizimin e vizave për Kosovën sfidat kryesore janë te Këshilli i Ministrave i BE-së.

Ky reagim i ekzekutivit të vendit vjen pas deklarimit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë për gazetën “Zëri”, ku bëhet e ditur se qeveria e tyre ende nuk i ka përfunduar diskutimet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Qeveria gjermane mirëpret faktin që Komisioni Evropian ka dhënë një mendim lidhur me përmbushjen e kritereve të mbetura për liberalizimin e vizave për Kosovën. Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria gjermane ende nuk i ka përfunduar diskutimet rreth kësaj çështjeje”, kanë thënë ditë për parë për “Zërin”zyrtarë të Ambasadës Gjermane.






Të ngjashme