Këshilli i Partisë Demokratike (18 Tetor 1999)


Këshilli i Partisë Demokratike (18 Tetor 1999)

15:42 18/10/1999

Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike ia ka kushtuar mbledhjen e sotme çeshtjes së Kushtetutës dhe nisjes së tryezës së bisedimeve për dispozitën në bazë të rezolutës të Këshillit të Europës. Gjatë tre orëve të takimit të krerëve më të mëdhenj të Opozitës, edhe pse nuk është dalë me një vendim konkret për çeshtjen e Kushtetutës, tre kanë qënë çeshtjet për të cilat është diskutuar. Për demokratët është e pafalshme që ende nuk kanë nisur bisedimet për vrasjen e Azem Hajdarit duke ngritur për këtë pista false.

Përsa i përket qeverisë Majko ajo që në fillim ka kërkuar konflikt me Opozitën duke e akuzuar këtë të fundit për grusht shteti. Në këshill është diskutuar dhe për ndryshimin e ligjit për referendumin. Sipas liderit demokrat Berisha, ky është një vendim që e përjashton Opozitën nga procesi i referendumit. Sipas tij mundësia e një bojkoti ekziston sikurse ekzistojnë alternativa të tjera për të cila këshillit i duhet të vendosë në takimin e tij të ardhshëm që do të zhvillohet ditën e shtunë. Në mbledhje nuk është vendosur akoma për futjen e Partisë Demokratike në Parlament./tvklan.al






Të ngjashme