Këshilli i Qarkut Tiranë ofron fonde për rregullimin e rrugëve të amortizuara në komuna (16 Maj 2001)


Këshilli i Qarkut Tiranë ofron fonde për rregullimin e rrugëve të amortizuara në komuna (16 Maj 2001)

14:56 16/05/2001

Prej kohësh dhe rrugët e fshatrave kanë pësuar një amortizim të plotë dhe në gjendje të mjerueshme. Një fond prej 23 milionë lekësh të reja do të bëjë të mundur që gjendja e rrugëve në komunat më problematike të qytetit të ndryshojë në muajt në vazhdim. Ky ka qenë një nga objektet e diskutimit në mbledhjen e këshillit të qarkut të Tiranës i cili ka paraqitur një projektvendim i cili parashikon shpërndarjen e këtyre fondeve në të ardhmen.

Sipas këtij projekti do të përfitohet një shumë rreth 15 milionë lekë të reja për rregullimin dhe sistemimin e rrugëve në komunat e Ndroqit, Lekaj, Petrelës, Synejit e të tjerë. Gjithashtu këtu do të përfshihet edhe rikonstruksioni i ujësjellesave dhe stacioneve të pompimit në komunat e Kamzës, Bërzhitës dhe Zallherrit. Gjithashtu u diskutua dhe problemi i krijimit të një ndërmarrjeje të vetme që do të administrojë më mirë rrugët në ndërmarrjet fshatare për rajonin Tiranë, Kavajë./tvklan.al






Të ngjashme