Këshilli i Sigurimit dënon testet e vendit komunist


Këshilli i Sigurimit dënon testet e vendit komunist

22:59 30/08/2017

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e dënoi unanimisht testin raketor të Koresë së Veriut por nuk mori asnjë masë ndaj vendit komunist i cili nuk vonoi përgjigjen e tij për perëndimin.

Lëshimi i raketës mbi Japoni ishte vetëm hapi i parë i operacioneve ushtarake në Paqësor, raportoi televizioni shtetëror korean, duke bërë kështu të qartë që Kim Jongu ka në plan të kryejë të tjera lëshime raketash.

Media shtetërore përsëriti gjithashtu kërcënimet e qeverisë së Penianit për ishullin Guam të Shteteve të Bashkuara.

Raketa balistike Hëasong-12, fluturoi për herë të parë mbi Japoni për të rënë në ujërat pranë ishullit Hokkaido. Si pasojë, të martën japonezët u zgjuan nga sirenat e alarmit të një testi emergjence në rastet e një sulmi bërthamor.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk përjashtoi kundërpërgjigjen ushtarake të SHBA-ve, duke thënë se të gjitha mundësitë janë në tavolinë. E menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigjia e Koresë së Jugut, forcat ushtarake të së cilës leshuan 8 bomba të fuqishme pranë kufirit me Veriun komunist. Tv Klan






Të ngjashme