Këshilli Kombëtar Demokrat – (28 Shtator 1999)


Këshilli Kombëtar Demokrat – (28 Shtator 1999)

09:49 28/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Këshilli Kombëtar Demokrat ka përfunduar sot mandatin e tij dy vjeçar dy ditë para Kuvendit Kombëtar të 30 Shtatorit. Në këtë mbledhje lideri demokrat Berisha ka akuzuar mazhorancën në pushtet për përpjekjet e saj për të përçarë dhe shkatërruar PD. Në Partinë Demokratike nuk ka ndarje në njerëz të Berishës dhe të Pollos, ka thënë Berisha.

Berisha ka bërë thirrje gjithashtu për shkrirjen e tensioneve, ndërkohë që është vota e delagatëve në kuvend që do të përcaktoj fituesit. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Demokrat ka folur edhe nënkryetari Pollo, zyrtarisht rivali i Berishës për postin e kryetarit të PD. Shpallja e kandidaturës nuk është veprim anti-statutor ka thënë Genc Pollo.

Pollo ka kërkuar procedura transparente në Kuvend gjatë votimit. Më pas Këshilli Kombëtar Demokrat ka miratuar shpalljen e listave të demokratëve dhe rendin e ditës të punimeve të Kuvendit Kombëtar të 30 Shtatorit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme