Këshilli Kombëtar i PD -së (28 Qershor 1999)


Këshilli Kombëtar i PD -së (28 Qershor 1999)

10:58 28/06/1999

Rikthimi i Partisë Demokratike në Parlament do të shpejtojë përpjekjen e saj për të realizuar një zgjidhje politike. Është shprehur sot kështu lideri demokrat Berisha në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar duke ftuar anëtarët e tij të votojnë pro mbledhjes së Kuvendit të posaçëm.

Sali Berisha: Duke iu rikthyer Parlamentit ne do të shprehim dhe njëherë vendosshmërinë tonë, dhe ti themi Parlamentit pasi i kemi dëshmuar aleatëve tanë, pasi i kemi dëshmuar të gjithë botës se çfarë përfaqëson Parlamenti Shqiptar.

Berisha ka shpallur bashkëpunimin me SHBA-në një nga prioritetet parësore të PD-së. Në mbledhjen e sotme Partia Demokratike ka bërë publike dhe ndryshimin në programin e saj. Çdo forcë politike shqiptare tha Berisha duhet të gjejë forcën e saj, pasi me këtë vendim Partia Demokratike do të ndryshojë programin e saj për t’u rikthyer besimin shqiptarëve, rendin dhe qetësinë dhe për të luftuar korrupsionin./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme