Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve për licensat e televizioneve private (8 korrik 2000)
Nga 26 pretendentë të paraqitur 14 pronarë të televizioneve private janë tërhequr nga gara për dy licensat kombëtare. Licensat e para lokale do të jepen gjatë muajit gusht, ndërsa brenda datës 5 shtator Këshilli Kombëtar i Radiotelevizioneve do të përcaktojë të gjitha radiot dhe televizionet të cilat përfitojnë licensat lokale në bazë të dokumenteve të aplikimit dhe verifikimeve të kryera.
Komisioni i specialistëve ka nisur verifikimin e parametrave teknik të transmetimit për çdo aplikues dhe kanditatët që pretendojnë për licensat kombëtare nga mbulimi me sinjal televiziv të 60% të territorit të vendit dhe garancia bankare prej 100 milion lekësh të reja.
Gjithsesi dhe nëse dy aplikuesit kryesorë për licensë kombëtare të Radio Televizioneve në muajin shtator nuk do të realizojnë plotësisht të gjitha kriteret e ligjit, atyre do t’u komunikohet në konfidencë përfitimi i licensave ditore kur kërkesat të jenë plotësuar./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame