Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE rikthen në detyrë drejtorin e Elbasanit


Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE rikthen në detyrë drejtorin e Elbasanit

15:47 13/06/2017

Përplasja mes teknikeve të emëruar nga Partia Demokratike dhe stafit drejtues të emëruar nga qeveria Rama vazhdon. Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike vendosi të anuloje vendimin për shkarkimin nga detyra që morri administratori i ri Haki Mustafa.

Bordi i OSHEE-së ka rikthyer në detyrë drejtorin rajonal të Elbasanit Bukurosh Maçin.

Maçi dyshohej nga Mustafa se merrte pjese aktive ne fushatën e socialisteve në këtë qark, por në argumentet e këshillit mbikëqyrës thuhet se ai ka qenë në aktivitete elektorale jashtë orarit të punës. 

Tv Klan






Të ngjashme