Këshilli Studentor paralajmeron bojkot nëpër universitete (26 Nëntor 1998)
” I bëjmë thirrje studentëve shqiptarë që të bojkotojnë mësimin”. Me këtë ftesë kreu i Këshillit Studentor Arian Saliu, i është drejtuar të rinjve të universiteteve të Shqipërisë. Sipas tij ftesa për bojkot bëhet në shenjë proteste ndaj dhunës qeveritare dhe në shenjë solidariteti ndaj studentëve të Shkodrës.
Këta të fundit kanë braktisur prej ditësh mësimin në përgjigje të mosangazhimit të qeverisë ndaj kërkesave të tyre. Këshilli Studentor shqiptar shpalli sot dhe bojkotin e mësimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.
Sipas kryetarit Saliu, ky bojkot nesër do të përfshijë edhe fakultete të tjera të kryeqytetit në rast se nuk do të plotësohen kërkesat e peticionit të universiteteve. Ndër të tjera kreu i Këshillit Studentor paralajmëroi qeverinë që çfarëdolloj ndërhyrje e policisë do të konsiderohet si dhunim./tvklan.al