Këto janë disa nga veshjet më të bukura që mund të zgjidhni për Shën Valentin
Dita e Shën Valentinit po afron dhe sigurisht të gjitha vajzat duan që të duken më të bukura se çdo ditë tjerë në sytë e të dashurit të zemrës.
Por nëse jeni ende në kërkim të veshjes së duhur dhe asnjë ide nuk ju pëlqen, atëherë ju mund të “huazoni” nga yjet e showbizit, të cilat kanë ditur të na rrëmbejnë vëmendjen me daljet e tyre.
Detaji që ndoshta do t’ju bënte për vete atë ditë, do të ishte e kuqja… megjithatë shihni edhe modelet e tjera të cilat mund t’ju përshtaten më mirë. /tvklan.al