“Këto nuk janë fotografi”, Gëzim Meta sjell ekspozitën e tij të parë (Video)
Gëzim Meta është një piktor i talentuar, i cili ka vendosur të prezantojë përmes tablove të tij një tjetër dimension artistik. Tërheqja ndaj portreteve ishte e dukshme që në shkollën fillore, kur ai jetonte me familjen e tij në Gjermani. Gjatë asaj periudhe ai kishte nisur të shprehte talentin e tij duke bërë portrete për shokët e klasës. Kur u kthye në vendlindje ai filloi të garonte në konkurse të ndryshme pikture.
Sot Meta ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi se pikturat e tij përfaqësojnë një rrugëtim mes realizmit dhe imagjinatës. Ekspozita e tij titulluar “Këto nuk janë fotografi” do të jetë e hapur deri më datë 1 Maj.
“Është një rrugëtim mes realizmit dhe imagjinatës e sjellë në vërtetësi befasuese nëpërmjet detajeve. Shpesh njerëzit i ngatërrojnë me fotografi të cilësisë së lartë. E gjej veten tek hiper-realizmi dhe thashë pse jo, ta trajtoj në pikturat e mia. “Këto nuk janë fotografi”, titullohet ekspozita e cila do të jetë e hapur deri më datë 1 Maj”
, tha Meta.
/tvklan.al