KFOR, çmilitarizimi i UÇK-së – (19 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është angazhuar që luftëtarët e saj nuk do të ketë më armë në qytetet e Kosovës, njoftoi sot një zëdhënës i KFOR-it në Prishtinë. UÇK-ja me inisiativën e saj njoftoi se luftëtarët e saj nuk do të mbajnë më armë në rrugët e qyteteve. Ky vendim është kontribut i tyre për një sigurim më të mirë dhe në një mjedis më të qëndrueshëm në Kosovë shtoi ai.
UÇK-ja pranon gjithashtu që luftëtarët e saj nuk do të mbajnë më uniformë në pjesën jugore të Ksoovës nën kontrollin e trupave gjermane të KFOR-it. Këto njoftime bëhen në momentin kur gjenerali Majkëll Xhekson që komandon KFOR-in bisedonte me ushtarët e UÇK-së. Gjenerali Xhekson ka punuar mbi elementet kryesor të kësaj marrveshje të çmilitarizimit.
Një nga prioritetet e këtyre bisedimeve është të përcaktohet me hollësi se çfarë kupton termi çmilitarizimi i UÇK-së. UÇK-ja ka vendosur si kusht për dorëzimin e armëve që të mos ketë sektor vetëm në kontrollin rus.
Ministri Spanjoll i Punëve të Jashtme Abel Matutes kishte theksuar dje Nato-ja do ti propozonte UÇK-së të filloj çmilitarizimin pas pesë ditësh pas tërheqjes së plotë të trupave serbe. Plani i propozuar i udhëheqjes së UÇK-së parashikon nga ana tjetër tërheqjen e të gjithë armëve./tvklan.al