KFOR dhe UÇK hetime në Kosovë (23 Qershor 1999)


KFOR dhe UÇK hetime në Kosovë (23 Qershor 1999)

13:53 23/06/1999

KFOR dhe UÇK kanë filluar bashkëpunimin në fushatën e spastrimit të minave. Mendohet se janë mijëra mina të vendosura në gjithë Kosovën të vendosura nga forcat serbe ashtu dhe nga UÇK-ja. Tani për tani do veprohet në zonat ku janë vendosur ushtarët e NATO-s. Sipas ekspertëve ekzistojnë vështirësi pasi llojet e minave në shumicën e rasteve janë të panjohura për ushtarët perëndimorë.

Ka filluar hetimi i parë për krime kundër njerëzimit në Kosovë nga të dërguarit e posaçëm të Gjykatës së Hagës. Hetimet e para do t’i përkasen masakrës së Bellacerkës ku mendohet se janë vrarë mbi 80 burra. Kjo është masakra e parë e ndodhur me 24 Mars. Është gjithashtu dhe e para masakër e zbuluar nga forcat e KFOR-it. Sipas dëshmive të marra deri më tani për këtë masakër, menjëherë pas sulmeve të NATO-s më 23 Mars, forcat ushtarake ka vrarë burra dhe ka djegur trupat e tyre. /tvklan.al






Të ngjashme