KFOR firmos marrëveshje me Serbinë – (12 Mars 2001)


KFOR firmos marrëveshje me Serbinë – (12 Mars 2001)

13:40 12/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pa shumë negociatash, përgënjeshtrimesh dhe kontaktesh dypalëshe, sot kryekomandanti i KFOR-it, Karlo Kabigiozo, ka nënshkruar me autoritetet serbe marrëveshjen për rikthimin e trupave serbe në trekëndëshin Kosovë-Maqedoni-Serbi, përgjatë zonës kufitare.

Delegacioni prej tre vetash i kryesuar nga Kabigiozo është takuar sot në Merdar, në kufirin me Serbinë, me delegacionin prej 12 vetash serb, që drejtohej nga zv/kryeministri Nebojsha Koviç. Burime të KFOR-it, kanë bërë sot të ditur se NATO, do të përcaktojë gjatë ditëve të ardhshme, numrin e trupave serbe që do të lejohen dhe ka bërë të qartë, që vendosja e këtyre trupave do të jetë e kushtëzuar.

Kjo është hera e parë pas bombardimeve, që NATO është ulur në një tryezë me Beogradin zyrtar, për të ofruar këtë bashkëpunim. Po sot një delegacion tjetër i kryesuar nga kryeadministratori Hacerup është takuar me autoritetet serbe në Mitrovicën Veriore, të drejtuara nga Oliver Ivanoviç./tvklan.al

Gazetar – Erjon Kruja






Të ngjashme