Kim flet me kryetaren e KPK-së: Vettingu duhet shpejtuar


Kim flet me kryetaren e KPK-së: Vettingu duhet shpejtuar

18:27 19/05/2020

Pas takimit me Ramën, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar këtë të martë një bisedë me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo.

Në një postim në Twitter, Kim shprehet se institucionet e Vettingut kanë një prej roleve më të vështira dhe më të rëndësishme. Ndër të tjera, ambasadorja thotë se ka falenderuar Bungon për kurajon dhe këmbënguljen e saj dhe të gjithë anëtarëve të Vettingut.

“Ramë dakord që Vettingu duhet shpejtuar. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara duan që Reforma në Drejtësi të ketë sukses”, shkruan Kim./tvklan.al






Të ngjashme