Kim flet shqip: Maska ime për ty (Video)
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka postuar në rrjetet sociale një video sensibilizuese në lidhje me përdorimin e maskës.
Kim thotë se e vendos maskën sepse është mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani në lidhje me pandeminë.
“Sepse kujdesem për familjen dhe kolegët. Sepse në këtë, jemi të gjithë bashkë”, shprehet Kim.
Videomesazhi i saj vazhdon më tej, ndërsa Kim dëgjohet të flasë edhe shqip.
“Maska ime për ty”, thotë ajo. /tvklan.al
Show you care – wear a mask! #MaskaImePerTy pic.twitter.com/AKiX3WfEZb
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 6, 2020