Kim Jong-un: Besimi ndaj Trump ‘është i pandryshuar’
Besimi i udhëheqësit të Koresë së Veriut, ndaj Donald Trump mbetet “i pandryshuar” dhe dëshiron të denuklearizojë gadishullin Korean gjatë mandatit të parë të presidentit të SHBA-ve.
Kim i dha komentet e tij për të dërguarit nga Seuli të cilit ndodheshin në Korenë e Veriut për të organizuar një takim të liderëve të rinj që do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji. Marrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe SHBA-së janë keqësuar që nga takimi historik Trump-Kim në Singapor në qershor. Samiti i planifikuar do të jetë hera e parë pas më shumë se një dekade që një udhëheqës i Koresë së Jugut viziton kryeqytetin e Koresë së Veriut. Gazetarja e BBC në Seul, Laura Bicker tha se shpresohej që Presidenti Moon Jae-in të vepronte si një ndërmjetës dhe të riaktivizonte bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Marrëveshja e paqartë e Singaporit sugjeronte se të dy palët do të punonin drejt denuklearizimit, por nuk përmendte ndonjë afat kohor, detaje ose mekanizma për të realizuar procesin. Moon do të vizitojë shtetin diktatorial nga 18 deri më 20 shtator për të diskutuar “masat praktike për deklunarizimin e gadishullin Korean”, zyrtarët nga Korea e Jugut thanë pas takimit me Kim në Penian. Në një konferencë për shtyp, zyrtarët thanë se Kim u tha atyre se ishte i vendosur për të punuar me Korenë e Jugut për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme paqësore.“Kryetari Kim ... shprehu zemërim në lidhje me dyshimin e treguar nga disa pjesë të shoqërisë ndërkombëtare për vendosmërinë e tij”,
tha këshilltari i sigurimit kombëtar Chung Eui-yong.“Koreja e Veriut ka ndërmarrë masat e nevojshme për denuklarizimin, dhe Kim tha se do të vlerësonte se një besim kaq i mirë duhet të shpërblehet po me besim
”. Pavarësisht tensioneve që nga takimi i Trump me Kim, bisedimet dhe vizitat e nivelit të lartë kanë vazhduar dhe ka pasur disa vepra konkrete nga Koreja e Veriut si kthimi i eshtrave të disa prej trupave amerikane të vrarë gjatë Luftës së Koresë në vitet 1950. Por muajin e kaluar një vizitw nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u pezullua papritmas në minutën e fundit, me Trump që përmendte mungesën e progresit si arsye. Të dy palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për negociatat e l, ndërsa Trump ka fajësuar gjithashtu Kinën.Bisedimet midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, megjithatë, kanë vazhduar që nga takimi i parë Kim-Moon në prill./tvklan.al