Kim Jong-un dhe babai i tij përdorën pasaporta false që të merrnin viza udhëtimi
Sipas
Reuters
, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe babai i tij i ndjerë, Kim Jong-il, kanë përdorur pasaporta braziliane për të aplikuar për viza të cilat i lejonin të vizitonin vendet perëndimore në vitet 1990. Ndërsa mësohet se familja qeverisëse e Koresë së Veriut, ka përdorur dokumentet për të udhëtuar nëpërmjet mashtrimeve, më poshtë jepen disa shembuj edhe më të detajuar.“Ata përdorën këto pasaporta braziliane, të cilat tregojnë qartë fotografitë e Kim jong-un dhe Kim Jong-il, në përpjekje për të marrë viza nga ambasadat e huaja”
, tha një burim i sigurisë perëndimore në kushtet e anonimitetit.“Kjo tregon dëshirën për të udhëtuar dhe tregon përpjekjet e familjes sunduese për të ndërtuar një rrugë të mundshme shpëtimi”
, tha burimi i sigurisë. Ambasada e Koresë së Veriut në Brazil nuk pranoi të komentojë, ndërsa Ministria e Jashtme e Brazilit tha se po hetonte këtë rast. Një burim brazilian, i cili dha informacione në kushte anonimiteti tha se dy pasaportat në fjalë ishin dokumente legjitime të cilat i ishin dërguar konsullatës braziliane. Katër burime të tjetë të sigurisë në Evropën Perëndimore konfirmuan se dy pasaportat braziliane me fotot e dy Kimëve me emrat Josef Pwag dhe Ijong Tchoi përdoreshin për të aplikuar për viza në të paktën dy vende të Perëndimit. Nuk është e qartë nëse janë lëshuar vizat ose jo. Pasaportat mund të përdoreshin gjithashtu për të udhëtuar në Brazil, Japoni dhe Hong Kong, thanë burimet e sigurisë. Gazeta japonezeYomiuri Shimbun
raportoi në vitin 2011 se Kim Jong-un vizitoi Tokion duke përdorur një pasaportë braziliane në vitin 1991, përpara datës së lëshimit të dy pasaportave braziliane./tvklan.al