Kim Jong-un mbërrin në Rusi (Video)


Kim Jong-un mbërrin në Rusi (Video)

12:04 24/04/2019

Treni i udhëheqjes koreano-veriore kaloi që në orët e para të mëngjesit kufirin me Rusinë, ku Kim Jong un do të zhvillojë të parin takim me Vladimir Putinin, të enjten në Vladivostok. I pari që e priti udhëheqësin komunist ishte kryebashkiaku i qytezës kufitare ruse të Kasanit, i cili përzemërsinë ia tregoi në mënyrën tradicionale vendase, me bukë e kripë.

Treni i blinduar mbërriti pas 3 orësh udhëtimi në Vladivostok. Të parët që u shfaqën para kamerave ishin 8 truprojat vrapues të Kim Jong unit, të cilët para se udhëheqësi të zbriste, i pastruan portën me solucione kimike, për të parandaluar çdo rrezik helmimi.

Kimi u prit nga autoritetet lokale. Rrugët e Vladivostokut i përshkoi më këmbë si rrallë herë në një qytet të huaj, nën masa ekstreme sigurie, por me besim tek aleatët e tij rusë.

Në qendër të takimit me Putinin pritet të jetë ngërçi në procesin e uljes së tensioneve në gadishullin korean, pas mungesës së rezultateve në takimin e vitit të kaluar në Vietnam me Donald Trampin. Kim Jong un pritet t’i kërkojë presidentit rus edhe ndihmë ekonomike.

Tv Klan






Të ngjashme