Kim Kardashian dhe Mario grimojnë një grua të vdekur
Kim Kardashian e ka shprehur gjithmonë afeksionin që ka për grimin dhe bukurinë. Por në episodin e kaluar të "Keeping Up With the Kardashians", ajo u trajnua për t'i bërë grimin të vdekurve, pasi insistonte se ishte "e fiksuar" pas vdekjes.
37-vjeçarja u shfaq duke kërkuar truke grimi për t'i bërë të vdekurit të duken sa më mirë. Ajo madje i kërkoi edhe të ëmës, Kris Jenner të shtrihej e të pretendonte se ishte e vdekur, në mënyrë që të praktikohej me të. Por kur vizitoi një mort, së bashku me grimierin shqiptar, Mario Dedivanoviç, për t'u trajnuar nga një profesionist, Kim u trondit. Amber Carvaly u shpjegoi edhe sesi balsamosen të vdekurit, madje edhe si ia rimodelojnë tiparet dikujt që është qëlluar në fytyrë."Po më dhemb stomaku. Mendoja se isha shumë mirë dhe tani papritur jam: 'O Zot mund të vjell'. Ne vërtetë kërkuam një ekperiencë autentike, por po filloj ta rimendoj këtë",
u shpreh Kardashian. Ata u tmerruan kur hynë në një dhomë, ku ndodhej e shtrirë një e moshuar, pasi menduan se ishte e vdekur. Por kur Kim u afrua kuptoi që gruaja po merrte frymë, u qetësua dhe nisi të ngacmonte grimierin e saj, duke i thënë se e shikon si "karrierën e tij". Marios "i pëlqeu" idea, por tha se nuk do të mund të nxirrte fotografi në Instagram, apo në tapetin e kuq. Më pas 37-vjeçarja pranoi se ishte një eksperiencë e vështirë, por gjithashtu frytdhënëse, pasi mësoi shumë gjëra. Ajo gjithashtu tha se ishte shumë e kënaqur që Mario ishte me të, pasi e dinte që kur të vijë dhe dita e saj, do të ishte në duar të mira. Fiksimi i saj për të grimuar të vdekurit nisi kur pa një arkivol të hapur dhe personi dukej "ndryshe". Kim Kardashian u tha motrave të saj lidhur me këtë:"Ndihem shumë keq që dikush do të mbahet mend jo si vetvetja"
. Khloe e mbështeti duke thënë: "Kur dikush vdes dhe ti i shikon duhet të thuash që po prehen në paqe, pasi duken shumë bukur".
[gallery link="none" columns="1" size="full" gss="1" ids="411224,411219,411223,411222,411220,411217,411218,411225,411221"] Më pas Kim shpjegoi para kameras:"Unë e di që vdekja është një temë me të vërtetë e rëndë, por unë jam e fiksuar. Unë dua vetëm të përgatis veten që kur të vijë koha mos ta bëj një gjë aq të frikshme. Vdekja është pjesë e jetës, kështu që të vdekurin duhet ta mbajmë mend si vetvetja"
./tvklan.al