Kim Kardashian kërkon divorcin nga Kanye West
Më e famshmja e familjes Kardashian e ka ndihmuar bashkëshortin e saj të kurohet gjatë kohës që ai ka patur probleme mendore e ka qenë i shtruar në qendrën mjekësore UCLA për 10 ditë.
36-vjeçarja nuk është aspak e kënaqur me martesën e tyre dhe dëshiron divorcin nga bashkëshorti i saj. Ajo do gjithashtu kujdestarinë e fëmijëve të tyre North dhe Saint West. Padyshim që ajo nuk do të qëndrojë më e martuar me të ka raportuar një burim i afërt me familjen, ajo thjesht do që të marrë pak kohë për veten. Kim e ka për zemër Kanyen dhe është e lehtësuar nga fakti se ai po merr ndihmën që i nevojitet dhe nuk do ia përcjellë atij këtë vendim derisa ai të jetë plotësisht i shëruar./ tvklan.al