Kim Kardashian shkëlqen me paraqitjen e saj, në prag të prezantimit të “Saturday night live”


Kim Kardashian shkëlqen me paraqitjen e saj, në prag të prezantimit të “Saturday night live”

23:40 07/10/2021

Përpara pjesëmarrjes në shfaqjen e “Saturday Night Live”, Kim Kardashian u pa e veshur me një pallto të stilit unik. Kim bëri që të ishte në qendër të vëmendjes dhe të sigurohej që të gjithë t’i kishin sytë nga ajo me ‘look’-un e saj.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, zgjodhi që të vishte një pallto nga marka e njohur Balenciaga, e gjitha me shkëlqim dhe me mëngë të fryra. Palltoja e Balenciaga-s, arrin vlerën e 20 mijë Eurove.

Duket se kjo markë e shtrenjtë është e preferuara e Kim Kardashian. Gjithashtu dhe në eventin e “Met Gala”, apo edhe më herët, Kim është parë e veshur nga koka te këmbët me veshje në ngjyrë të zezë, që mbajnë emrin Balenciaga.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” do të prezantojë “Saturday Night Live” te shtunën, me Halsey që do të interpretojë si e ftuar kryesore. Shfaqja e re, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Peacock për herë të parë, shpreson se Kim Kardashian do të jetë një tërheqje e madhe për shikueshmërinë televizive, e cila ra në pikën e saj më të ulët të një dekadë Marsin e kaluar.“Page Six” raportoi ekskluzivisht se Kanye West, është gjithashtu në New York për ta ndihmuar atë që të përgatitet për shfaqjen.

Klan News






Të ngjashme