Kim: Liderët e partive do mbajnë përgjegjësi për kandidatët
“Duhen vetuar, të mos dëmtohet demokracia dhe nxitet korrupsioni”
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Juri Kim ka paralajmëruar partitë politike për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë teksa po përgatiten për zgjedhje. Kim shkruan se liderët e partive do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët që garojnë me flamurin e tyre.
Përfaqësuesja e SHBA-ve kërkon kontrollin e figurave që do kandidojnë, që sipas saj, të mos fyen votuesit, të mos dëmtohet demokracia dhe mos nxitet korrupsioni.
Partia Demokratike reagoi me anë të ish-deputetes Jorida Tabaku, e cila thotë se kjo forcë do të vetojë të gjithë kandidatët e zgjedhur apo të emëruar.
Tabaku thotë se Partia Demokratike ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit, duke bërë sipas saj, që të largohen nga administrata 17 zyrtarë të zgjedhur nga Partia Socialiste dhe 300 punonjës në administratë.
Tv Klan