Kim takon Bledi Çuçin: Të respektohet e drejta për protesta paqësore
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçi. Kim në një postim në mediat sociale bën me dije se ka kërkuar që të respektohet e drejta për protestë paqësore.
Po ashtu në takim është diskutuar dhe për rolin e ministrisë në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të ardhshëm.
“U takova me Bledi Çuçin për t’i uruar suksese si Ministër i Brendshëm. Më erdhi mirë që dëgjova se ka urdhëruar hetime mbi mënyrën e trajtimit të protestuesve. E drejta për protesta paqësore duhet respektuar.
Diskutuam edhe rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit”, shkruan Kim.
Takimi i Kim me Çuçin vjen pak ditë pasi ky i fundit mori zyrtarisht detyrën si ministër i Brendshëm./tvklan.al