Kim vlerëson deputetët opozitarë


Kim vlerëson deputetët opozitarë

19:33 12/02/2020

Ambasadorja Yuri Kim është takuar me deputetët opozitarë Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë thotë se gjatë takimit që u zhvillua të martën, Yuri Kim u ka shprehur deputetëve vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në parlament.

“Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj”, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës amerikane./tvklan.al






Të ngjashme