Kimë me vezë
Përbërësit:
2 qepë
200 g mish i grirë
2 domate të mëdha
Kripë
Piper
Vaj ulliri
3 vezë
Përgatitja:
Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe më pas qepën e grirë hollë. E lëmë disa minuta në zjarr, deri sa qepa të marrë një ngjyrë të verdhë.
Shtojmë më pas mishin e grirë, e lëmë për disa minuta në zjarr dhe në fund, shtojmë domatet që i kemi grirë imët në rende. I shtojmë kripë dhe piper.
E shtrojmë masën në një tavë dhe hedhim sipër vezët duke i ndarë në hapësira të ndryshme të tavës. E vendosim në furrën e ngrohur më parë në temperaturë 200°, derisa të mpiksen vezët./tvklan.al