Kina frenon blerjet milionere


Kina frenon blerjet milionere

16:28 06/01/2017

Qeveria kineze nuk ka ndërmend të lejojë në të ardhmen transferimin e futbollistëve me shifra marramendëse që u panë në merkaton e Janarit. Administrata e Përgjithshme për Sportin, me anë të një zëdhënësi njoftoi se do të vendosë një tavan për pagat dhe çmimin e kartonit për lojtarët, të cilët vijnë në kampionatin kinez.

Këto shpenzime quhen jo të arsyeshme. Milionat e shpenzuar për afrimin e Carlos Teves apo Oscar nuk mund të tolerohen në vijim dhe shkeljet do të ndëshkohen ku do të vërehen parregullsi.

Do të ketë një kontroll të rreptë për bilancet e ekipeve. Nuk është thënë se sa do të jetë tavani, por me sa duket pagat 100 milionë euro për Messi apo Ronaldo nuk do të ekzitojnë.

Tv Klan






Të ngjashme