Kina vendos tarifa për importet amerikane


Kina vendos tarifa për importet amerikane

08:37 02/04/2018

Pekini i kundërpërgjigjet fortë luftës tregtare të shpallur nga Donald Tramp.

Ministria e jashtme kineze vendosi tarifa doganore për mbi 120 produkte importi nga Shtetet e Bashkuara. Mes tyre përfshihen produkte ushqimore si  mishi i derrit e frutat por edhe mbetjet e produkteve të aluminit që përdoren për ripërpunim. Vlera e importit të tyre arrin në 3 miliardë dollarë. Tarifat e importit arrijnë tashmë në 15 -25% të vlerës së produkteve.

Tarifat e importit vijnë në kundërpërgjigje të vendimit të mëhershëm të Presidentit amerikan për vendosjen e tarifave doganore prej 25% për importin e çelikut edhe 15% për aluminin. Masa godet kryesisht industrinë kineze si furnitoren kryesore me këto metale të tregut amerikan.

Kundërmasa kineze pritet të godasë bujqësinë amerikane, që në vitin 2017 eksportoi në Kinë produkte me vlerë 20 miliardë dollarë. Ndërsa eksportet amerikane të mishit të derrit drejt Kinës arritën në 1,1 miliardë.

Presidenti amerikan vendosi tarifa doganore ndaj Kinës duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara prej vitesh dalin me defiçit nga marrëveshjet e përbashkëta tregtare. Defiçit që sipas Shtëpisë së Bardhë, vitin e kaluar arriti në 375 miliardë dollarë. 

Tv Klan






Të ngjashme