Kina nis punën për spitalin e dytë për të prekurit me virus
Koronavirusi që ka shpërthyer në Kinë e që ka shkaktuar deri më tani 41 të vdekur ka detyruar qeverinë atje që të marra masa të rrepta për të mos lejuar hapjen e sëmundjes.
Zona më e prekur është provinca Hubei, pasi epidemia mendohet se shpërtheu në qytetin Whuan. Deri më tani në Kinë janë konfirmuar 1300 persona të sëmurë.
Prandaj qeveria ka marrë masa për ndërtimin e një spitali të dytë që do të merret vetëm me trajtimin e këtyre pacientëve. Ai është menduar që të ketë 1300 shtretër dhe pritet të përfundojë mesin e Shkurtit.
Ndërkohë kanë nisur ndërtimet për ndërtimin e spitalit të parë të dedikuar për pacientët e sëmurë me koronavirus. Ai pritet të përfundojë më 3 Shkurt./tvklan.al