Kina paralajmëron SHBA: Me rritjen e tarifave rrëzohen të gjitha marrëveshjet tregtare
“Çdo marrëveshje me Uashingtonin për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes tregtare nuk do të hyjë në fuqi nëse rritja e tarifave të SHBA do të vazhdojë”
.
Ky është paralajmërimi i Kinës pasi delegacionet e udhëhequr nga ministri i Tregtisë së SHBA Wilbur Ross dhe zyrtari i lartë i Tregtisë Kineze, zëvendëskryeministri Liu He, patën një raund tjetër bisedimesh mbi angazhimin e Pekinit për të kufizuar sufiçitin tregtar me SHBA duke blerë më shumë mallra amerikane.
Bashkëpunimi brenda G7 ishte vënë në rrezik nga taksat amerikane që mund të dëmtojnë besimin. Këtë e thotë Kanadaja duke bërë bilancin e samitit të ministrave të financave.
“Problemet ekonomike globale kërkojnë një front të bashkuar të G7
”, thekson Kanadaja, e cila kryeson G7-ën. “Ne nuk duam një luftë tregtare, topi është në fushën amerikane”. Këtë e deklaroi ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, në fund të punimeve të G7.
“Kemi disa ditë për ta shmangur atë. Ne nuk e kuptojmë vendimin amerikan”
, shton ai. “
Qëllimi ynë është tregti e drejtë dhe e barabartë”
. Këtë e theksoi Sekretari Amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, duke iu përgjigjur atyre që e pyetën për tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër Bashkimit Evropian, Kanadasë dhe Meksikës.
“Shtetet e Bashkuara nuk po e braktisin rolin e udhëheqësit të ekonomisë botërore
”, shton Mnuchin. Ndërsa më tej nënvizoi faktin se vendet e G7-ës janë aleatët shumë të rëndësishëm.
Ndërsa Komisioni Europian u shpreh i prerë. “
Uashingtoni duhet të dijë një gjë, evropianët nuk janë skllevër të politikës së brendshme amerikane”.
Tv Klan