Kina po fiton betejën me COVID-19

https://youtu.be/whn7F81t11Y

Kina po fiton betejën me COVID-19

16:20 11/03/2020

Lë spitalin i prekuri i fundit në Wuhan, rasti i parë në Turqi

Në spitalin e karantinës së Wuhan-it, vatrës globale të koronavirusit tashmë festohet. Nga ky spital ka dalë edhe i infektuari i fundit, i cili është shëruar plotësisht. Të martën, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi këtë spital, në shenjë triumfi ndaj sëmundjes që me ritme të shpejta vijon të përhapet në perëndim. Orët e fundit në Kinë ka pasur vetëm 24 të infektuar të rinj.

Pas këtij lajmi, banorët e Wuhan-it po i rikthehen jetës normale. Ata kanë nisur të bëjnë blerjet nëpër dyqane që mungoni prej disa javësh në karantinë.  Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së e konsideron rastin e Kinës, një dritare shprese në betejën globale kundër koronavirusit që i ka marrë deri më tani jetën afro 4300 personave dhe deri më sot ka prekur afro 120 mijë njerëz.

Në Europë vijojnë të shtohen ritmet e përhapjes. 10 të prekur të rinj u njoftuan në Greqi në 24 orët e fundit, duke e çuar në total 99 numrin e përgjithshëm të tyre. 4 janë shtetas të huaj. Autoritetet kineze premtuan se do të dërgojnë një ekip ekspertësh në Itali, vendi i dytë në botë për përhapje, ku numërohen aktualisht 631 viktima e mbi 10 mijë të infektuar.

34 miliardë euro fonde akordoi qeveria britanike në luftën kundër koronavirusit. Vendi numëron aktualisht afro 400 të prekur. Kryeministri holandez Mark Rute i shtrëngoi dorën gabimisht kreut të Institutit të Shëndetit Publik vendas në momentin kur shpalleshin masat kundër koronavirusit. Në SHBA numri i viktimave ka arritur në 29 dhe mbi 1 mijë janë të infektuarit. Demokratët pezulluan fushatën për të mos mbledhur njerëz në tubime.

Tv Klan






Të ngjashme