Kina po përpiqet të ndikojë tek administrata Biden
Shërbimet e zbulimit: 1 mijë agjentë kineze kanë hyrë në SHBA
Agjentët kinezë po përpiqen të shtrijnë ndikimin tek administrata e re amerikane e Joe Biden. Alarmi jepet nga zyrtarët e shërbimeve të zbulimit në Shtetet e Bashkuara, sipas të cilëve agjentët kinezë po përpiqen të rekrutojnë njerëz të afërt të Biden në administratë.
Këto dyshime i mbështet edhe një raport i Departamentit Amerikan të Drejtësisë që thotë se mbi 1 mijë persona të dyshuar si agjentë sekretë të Pekinit kanë hyrë në territorin amerikan.
Shefi i degës së kundërzbulimit në Drejtorinë e Inteligjencës Kombëtare amerikane, Uilliam Evanina tha se ka pasur përpjekje për të ndërhyrë në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe në zgjedhjet amerikane. Ndikimi mund të shtrihet si në rrafshin politik ashtu dhe ekonomik, mes të cilave për të ndryshuar në favor të Pekinit marrëdhëniet tregtare.
Trump dhe Biden kanë shkëmbyer mes tyre gjatë fushatës, akuza të ndërsjellta për lidhje të fshehta me Kinën.
Tv Klan