Kina zëvendëson SHBA-të në marrëveshjen e tregtisë së lirë?
Firmosja nga presidenti Trump e urdhrit për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja Tregtare për Partneritetin Trans-Paqësor, ka vënë në lëvizje vendet pjesëmarrëse.
Australia dhe shtetet e tjera të Paqësorit thanë se do të përpiqen ta shpëtojnë marrëveshjen e tregtisë, nga e cila janë tërhequr Shtetet e Bashkuara.
Rrjedhimisht, mund të ndodhë që vendin e SHBA-ve ta zërë Kina. Kryeministri australian, Michael Ternmpoul, bëri të ditur se foli me kryeministrat e Japonisë, Zelandës së Re dhe Singaporit për vazhdimin e partneritetit pa SHBA.
“Ikja e SHBA-ve është padyshim një humbje e madhe,” tha ai, duke shtuar se ka vend që Kina t’i bashkohet marrëveshjes.
Teksa tensionet amerikano-kineze po përshkallëzohen, Shtetet e Bashkuara kanë goditur serish.
Këtë herë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhe pohoi qëndrimin e sekretarit të shtetit, Rex Tillerson, mbi ekspansionin territorial te Kinës në ujërat ndërkombëtare te detit të Kinës Jugore. Zotohemi, tha ai, se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë qe Kina të marrë territor në ujërat ndërkombëtare të Kinës Jugore.
Deklarata e SHBA-ve ka një zgjidhje nga ana e Kinës: Luftë!
Te paktën kështu e ka interpretuar situatën media shtetërore kineze, e cila ka thënë se Uashingtoni më mirë të shpallë luftë sesa të tentojë të parandalojë Kinën nga marrja e territorit ne detin kinez./Tv Klan