Kinema Millenium në Shkodër – (11 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Rrjetit të kinemave Millenium, do t’i shtohet së shpejti dhe një sallë kinemaje në qytetin e Shkodrës. Kjo kinema po ndërtohet në godinën ekzistuese të kinemsë Republika në këtë qytet. Sipas drejtuesve kryesor të shoqërisë aksionere IRA, që menaxhon këtë rrjet kinemash, salla e re e kinemasë do të jetë një nga më modernet dhe e pajisur me teknologjinë më të fundit bashkëkohore. Ajo do të ketë një kapacitet prej 500 vendesh dhe është e pajisur me sistem kondicionimi. Kjo kinema e re do të kushtojë rreth 300 mijë dollarë amerikanë./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora