Kinës nuk i ndahen problemet
Pas koronës miliona njerëz mbesin pa shtëpi nga përmbytjet
Prej javësh Kina është duke u përballur me përmbytje masive, shkak i shirave të shumta në vend, për pasojë janë shkatërruar edhe qindra shtëpi.
Përgjatë muajit Qershor u regjistruan përmbytjet shkatërruese më të mëdha në dekadën e fundit, që kanë prekur rreth 38 milionë njerëz, më shumë se e gjithë popullsia e Kanadasë.
Rreth 2.2 milionë qytetarë janë zhvendosur në vende më të sigurt, ndërsa 141 persona u shpallën të zhdukur dhe mundësitë që ata të jenë gjallë janë të pakta, u shpreh Ministria e Menaxhimi të Emergjencave në Kinë.
Autoritete kineze kanë ngritur alarmin se kjo situatë është mjafte serioze, duke bërë thirrje për masa më të forta dhe më efektive, për të mbrojtur jetët dhe pasuritë e njerëzve.
Ndonëse përmbytjet e verës në Kinë janë të zakonshme për shkak të shirave sezonale, sipas të dhënave, këtë vit janë me përmasa gjigande. Ajo ka goditur 27 nga 31 zonat provinciale në territorin e Kinës, ku niveli i ujërave është në një lartësi të rrezikshme, e cila nuk është parë që prej viti 1998, ku për shkak të përmbytjeve masive, humbën jetën më shumë se 3 mijë persona.
Klan Plus