Kinostudio mbetet pa ujë (13 Gusht 2000)


Kinostudio mbetet pa ujë (13 Gusht 2000)

14:15 13/08/2000

Banorët e kësaj lagje në periferi të Tiranës kanë një muaj pa ujë. Këtu në Kinostudio, pas Institutit të Fizikës Bërthamore, rubinetat nuk janë lagur prej shumë javësh. Tani banorët çdo ditë marrin enët, dhe mbushin ujë me kilometra larg.

Këta njerëz janë ankuar dhe pranë Ujësjellësit, por halli i ujit nuk është zgjidhur ende. Qytetarëve iu kanë thënë se është prishur një pjesë e tubacionit që sjell ujin nga Bovilla. Ndërkohë që ka kaluar një muaj pa ujë, ende nuk ka shpresë se kur do të rregullohen tubacionet./tvklan.al






Të ngjashme