Kioskat librari nuk do të prishen nga aksioni antikioskë (30 Janar 1999)


Kioskat librari nuk do të prishen nga aksioni antikioskë (30 Janar 1999)

11:39 30/01/1999

Çdo ditë punohet për një Tiranë të pastër nga plehrat dhe nga kioskat e shtuara. Të vetmet që kanë shpëtuar nga plani prishës janë libraritë. Aksioni i nisur një muaj më parë nuk ka bërë asnjë lloj dallimi për çdo kioskë tregtarësh, madje ka ekzistuar ideja se kjo fushatë do të prishte edhe libraritë që më të shumtat ndodhen në qendër.

Pronarët e kioskave librari kanë protestuar edhe në emër të botuesve, shkrimtarëve dhe lexuesve. Kjo kërkesë është riparë nga komisioni që ka marrë përsipër të pastrojë Tiranën dhe është vendosur që libraritë të qëndrojnë në vendin ku kanë qënë. Sipas Bashkisë këto librari do të instalohen pranë stacioneve të autobuzëve që gjithsesi është një vend më i mirë për të mbijetuar./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme