Kioskat pa leje në sheshin e trageteve në Durrës – (13 Dhjetor 2000)


Kioskat pa leje në sheshin e trageteve në Durrës – (13 Dhjetor 2000)

18:48 13/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Rreth 30 kioska e ndërtime pa leje, janë ngritur në sheshin e trageteve në Durrës, shumica e të cilëve janë shtëpi banimi. Fondi i Zhvillimit Shqiptar ka një projekt për zhvillimin e këtij sheshi. Në këtë mënyrë brenda pak ditësh kioskat pa leje duhet të shkatërrohen. Njoftimin e ka dhënë edhe shefja e urbanistikës në bashkinë e Durrësit, Lida Zeqo. Edhe drejtori i policisë ndërtimore u shpreh i gatshëm duke thënë se po priste vetëm një shkresë zyrtare nga bashkia. Për familjarët që do të dalin nga shtëpitë, bashkia ka vënë në dispozicion, një godinë në Shkozet./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme