Kioskat tek Parlamenti (6 Dhjetor 1999)
Pas prishjes së kioskave dhe sistemimit të lulishtes para Parlamentit, sot janë hequr dhe tregtarët që prej disa vitesh kishin krijuar një vendshitje të përhershme. Tregu i madh i njohur si tregu i Parlamentit, ku tregtoheshin artikuj të ndryshëm të konsumit të gjerë, sot është përballur me ligjin.
Sot asnjë prej tregtarëve nuk është lejuar të vendosë mallrat, madje janë hequr dhe tendat statike të vendosura që nga fillimi i këtij tregu. Ndërkohë asgjë nuk është bërë për qindra njerëz që siguronin jetesën nga shitja e mallrave në këtë treg. Për ta nuk është dhënë asnjë alternativë për ndonjë treg tjetër. Tregtarët tashmë kanë bllokuar trotuaret anës Lanës, rrugë që të çon në Bulevardin kryesor./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego