Kioskat vazhdojnë aktivitetin e tyre në qendër të Tiranës (07 Janar 1999)
Duket se aksioni “antikioskë” nuk është përfunduar deri në fund. Shumica e kioskave të hequra kanë përfunduar diku në një fushë pranë Qytetit të Nxënësve. Disa të tjera janë akomoduar në vendet që pronarët i kanë prenotuar që kur Policia Ndërtimore ka lëshuar urdhërin për heqjen e tyre nga qendra.
Mirëpo kjo kioskë është vendosur mbrëme në mes të trotuarit në vendin që para shumë vitesh, quhej “Parku Rinia”. Ndonëse të mësuar me superpopullimin e kioskave në këtë vend, kalimtarët kanë mbetur të habitur kur kiosken e qendrës e kanë gjetur po në qendër./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe