Kirurgjia në Durrës në kushte të mjerueshme – (6 Janar 2001)


Kirurgjia në Durrës në kushte të mjerueshme – (6 Janar 2001)

15:19 06/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ky është spitali ku durrsakët vijnë për t’u operuar dhe mjekuar dhe jo vetëm ata, por edhe banorët e Shijakut, Kavajës dhe Rrogozhinës. Mbi 500 mijë banorë të zonës, kanë në dispozicion vetëm 50 shtretërit dhe tre sallat e pavionit të Kirurgjisë, por këtu nuk mungojnë vetëm ambientet, mbi të gjitha mungojnë ilaçet dhe gjaku.

Sipas mjekëve të këtij spitali, mund të ndodh që Kirurgjia të mos furnizohet edhe për gjashtë muaj me radhë me analginë dhe kur vjen ajo mbarohet valiumi. Uji elementi me i domosdoshëm mungon pothuajse fare. Mjekët shprehen se i ka marrë malli të lajnë duart në rubinet. Plehra të hedhura kudo, brenda dhe jashtë godinës.

Në repartin e Kirurgjisë numërohen 18 kirurg, të cilët kanë në dispozicion vetëm tre salla operimi, që jo gjithmonë arrijnë të furnizohen me energji elektrike. Së shpejti pritet të vijë një gjenerator për furnizimin me energji, por edhe ai ka nevojë për riparime./tvklan.al






Të ngjashme