Kirurgu i heq gabimisht veshkën pacientes


Kirurgu i heq gabimisht veshkën pacientes

10:54 13/01/2019

Një kirurg i hoqi gabimisht veshkën një pacienteje në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi e ngatërroi për tumor.

Kirurgu Ramon Vazquez u gjobit nga autoritetet atje me 3 mijë dollarë dhe do të duhet që t’i nënshtrohet trajnimit ekstra për vlerësimin para operacionit të pacientit. Sipas një ankese të Departamentit të Shëndetit në Florida, kirurgu nuk i kishte lexuar siç duhet të dhënat mjekësore, përpara se të kryente ndërhyrjen.

Gabimi i rëndë ndodhi në Prill të 2016-s, gjatë një procedure në Qendrën Rajonale Mjekësore të Wellington. Ai kishte për detyre që të hapte pacienten Maureen Pacheco, në mënyrë që dy kirurgë të tjerë të performonin operacionin në pjesën e pasme të saj.

Por ai dalloi një anomali, të cilën siç thuhet edhe në dokumentet zyrtare, e diagnostikoi si masë tumoriale. E si të mos mjaftonte kjo, Vazquez vendosi që të ndërhynte në tumorin e dyshuar, pa e informuar pacienten. Si rezultat ai hoqi një masë nga trupi i gruas, që më vonë u zbulua se në fakt kishte qenë një veshkë e plotë.

Rezultoi se pacientja Pacheco nuk e kishte pasur një veshkë në zgavrën abdominale. Vasquez do të kishte qenë në dijeni të këtij fakti, nëse do të kishte parë kartelën mjekësore të pacientes, përpara se të përdorte bisturinë.

Bordi i Mjekësisë në Florida e mori masën me gjobë dhe trajtim të detyruar për kirurgun në fund të 2018-s, por shkresat zyrtare u bënë publike për mediat vetëm kohët e fundit.

/tvklan.al






Të ngjashme