“Kisha frikë për vajzat”, këngëtarja rrëfen izolimin në SHBA


“Kisha frikë për vajzat”, këngëtarja rrëfen izolimin në SHBA

20:32 09/05/2020

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Merita Halili e ka kaluar karantinën gjatë pandemisë së Covid 19 në New Jersey të SHBA-ve.

Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në Tv Klan, Halili tha se në fillim kishte pasur pak frikë për vajzat dhe për veten, por më pas është mësuar me gjendjen.

Rudina: Si jeni me shëndet dhe si po e përjetoni këtë periudhë?

Merita Halili: Mirë jemi të gjithë shyqyr Zotit, siç e kanë përjetuar të gjithë në botë e kemi përjetuar edhe ne. Në fillim e morëm me pak frikë, por tani u mësuam me këtë gjendje. Rrimë të izoluar.

Rudina: U trembe Merita, u trembe në fillim fare? Çfarë mendoje?

Merita Halili: Në fakt më shumë trembesha për brezin e ri, për fëmijët, natyrisht edhe për veten time që kisha probleme me sistemin autoimun dhe thosha që do reagojë keq. 

Rudina: Sepse personat me probleme të sëmundjeve autoimune duket se kanë qenë pak më delikatë, më vulnerabël. Por duket se ia dolëm, pak a shumë, si mendon?

Merita Halili: Po, po ia dolëm. /tvklan.al






Të ngjashme